
Teksa e gjithë vëmendja është te emri i presidentit të ri, socialistët janë mbledhur sot në selinë e PS-së, nga ku do të bëhet i ditur edhe kandidati.
LSA ka publikuar disa foto pikante, ku shihet që nga kryeministri Edi Rama, që hyn në seli me një dosje në dorë, tek socialistë të tjerë. Në pamje shihen ministret e kabinetit, por dhe anëtarë të partisë, siç është kryebashkiaku Veliaj.
Ndërkohë e gjithë vëmendja qëndron te dosja e Ramës. Mos vallë në të ndodhet emri i presidentit të ri?!