Parashikimi i motit për sot, 17 tetor 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Në orët e para të mëngjesit deri në orët e paradites reshje shiu me intensitet mesatar në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në zonën e jugperëndimit reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Më pas reshjet e shiut mbeten të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në orët e mbrëmjes në zonën e qendrës reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi , ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×