Dy superndeshje blindojnë fundjavën sportive. Në kanalet sportive Tring Sport, të cilët mbledhin para ekranit të gjithë tifozët e futbollit të vërtetë, vijnë pasditen e kësaj të shtune dy supersfida të shumëpritura.
Në Bundesliga luhet Der Klassiker, ndeshja e vitit, superderbi gjerman që përball Bayern Munchen me Borussia Dortmund. Në 18:30, në Tring Sport 2, të gjithë sytë e fansave të çmendur të futbollit gjerman, por edhe të cilitdo që pëlqen futbollin cilësor dhe autentik.

Të pandalshëm në krye të renditjes, me Kane, Olise dhe Luis Diaz në superformë, bavarezët presin në mitikun Allianz Arena rivalët e përjetshëm, që me vete do të marrin ambicien për të fituar dhe tifozët e pandashëm të “Murit të Verdhë”, që këtë ndeshje e presin si eventin më të rëndësishëm. Sepse në Der Klassiker luhet për pasionin, për legjendat, për lavdinë.
Një ndeshje fenomenale përfundon e një tjetër nis. Në 20:45 në Stadio Olimpico, por në 20:00 në Tring Sport 1 live me Serie A Show, Roma pret Interin në një supersfidë. Mbrojtja më e mirë e kampionatit italian kundër sulmit më të fuqishëm, për një duel taktik dhe pasionant njëherësh, që premton një mbrëmje magjike. Dy ekipe legjendare, me një mision të përbashkët, kreun e Serie A dhe avancimin në betejën për titull që javë pas jave po bëhet më e zjarrtë.

Shijoni emocionet që dhuron futbolli i yjeve dhe talentit, vishni fanellat e skuadrave të zemrës dhe mblidhuni në Tring Sport këtë të shtunë për një përvojë të paharrueshme sportive.
Tring Sport ofron një maratonë të vërtetë transmetimesh sportive me më shumë se 250 ndeshje e gara çdo muaj. Ndaj, përfitoni nga oferta promocionale e momentit duke filluar nga 10.900 lekë për abonimet 12-mujore Extra në paketat tokësore, satelitore dhe OTT App. Dhe nxitoni se nuk zgjasin shumë!

Sportifikohu me Tring dhe hyr aty ku luhet çdo ndeshje që vlen…

BalkanWeb