Nga Kosova në Tiranë 2 ditë në këmbë, flet një nga protestuesit: Para 2 muajsh i kërkova Ramës të mbështeste liderët e UÇK-së

Në Tiranë po mbahet protesta në mbështetje të krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.

Një nga protestuesit e shumtë e ardhur nga Kosova, në një intervistë për gazetarin e News24, Osman Stafa, u shpreh se protesta e tij ka qenë ndryshe nga të tjerët. Ai ka udhëtuar në këmbë prej 2 ditësh nga Prishtina në Tiranë për tju bashkuar këtij tubimi të madh që është organizuar në sheshin “Skënderbej”.

Protestuesi tha se 2 muaj më parë i kërkoi direct kryeministrit Rama që të organizonte një protestë në mbështetje të liderve të UÇK-së.

“Duhet dhe një protestë e madhe për tu mbajtur në Shkup, dhe janë përkrah clirimtarëve, se ata po akuzohen me aktakuza të Beogradit”, u shpreh ai.

“E kam marrë këtë nismë para 2 muajsh kur jam kthyer nga Haga kur eerdha në Tiranë dhe kërkova nga Rama të bëhej një protestë në Tiranë.

Jam nisur para dy ditësh nga Prishtina për të mbërritur në Tiranë. Falenderoj popullin shqiptar, policinë e Kosovës që më kanë përkrahë”,

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×