“Pacientët lihen 8 orë në karrige për të marrë trajtim”/ Protesta tek Onkologjiku, Osman Stafa: 43 mln euro duhet të shkonin për ilaçe! S’janë rrush e kumbulla, por paratë tona

Gazetari, Osman Stafa, i pranishëm në protestën tek Onkologjiku për mungesën e medikamenteve, theksoi se duhet reagim nga masa e qytetarëve.

Ai tha se 43 milionë euro duhet të shkonin vetëm për medikamentet për kancerin e gjirit.

Në këtë protestë të pranishmit mbanin tullumbace me ngjyrën e zezë në shenjë.

“Nuk mund të rrijë 8 orë në ditë për qejf në karrige, si mund të lesh një pacient? Është e dhimbshme ndaj duhet të reagojmë.
43 milionë euro do të ishin medikamentet e për kancerin e gjirit. Nuk janë rrush e kumbulla janë paratë tona.
Duhet të reagojmë sepse askush nuk është imun. Ka histori për të treguar ka pasur një familjar.

Është shumë e rëndësishme që në këtë ditë ata që sot janë duke u përballur me. Ta themi një të vërtetë që ata sot janë duke u përballuar me një sëmundje. Ta themi një të vërtetë që ta dëgjojnë të gjithë.”, tha Stafa.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×