“Afera e Aeroportit të Vlorës eksplodoi 3 javë më parë”, Berisha: Përballje mes shtetit dhe aksionerëve. Behgjet Pacolli doli nga zyra e Ramës dhe…

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se afera për Aeroportin e Vlorës shpërtheu 3 javë më parë, kur një nga aksionerët dhe ish politikani i Kosovës Behgjet Pacolli, doli nga zyra e kryeministrit Edi Rama.

“Aeroporti i Vlorës falimentoi para se të funksionojë. I ndërtuar mbi një korrupsion të tmerrshëm, ngrehina u shemb para fillimit të funksionimit.
Mediat dhe qytetarët shohin një përballje mes aksionerëve dhe në këtë aspekt kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme.
Afera eksplodoi 3 javë më parë kur biznesmeni Behxhet Pacolli doli nga zyra e Ramës.
Ata mund të kenë mosmarrëveshje me njëri tjetrin por që një kryeministër të implikohet në përballjen mes dy ortakëve, kjo është gjëja më e pazakontë, moment që flet shumë më tepër se sa të gjitha të tjerat.
Kemi të bëjmë jo thjeshtë me një përballje mes dy aksionerëve, por me përballje mes shtetit dhe aksionerëve”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×