“Interesa kriminale të Ramës dhe dhëndrit të Ballukut”, Berisha për Aeroportin e Vlorës: Shtylla e zezë e korrupsionit, garancia e dhënë nga Lubia

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë nga selia blu ka deklaruar se shtylla e zezë e korrupsionit për Aeroportin e Vlorës, është garancia e dhënë nga Belinda Balluku.

Ai u shpreh se në këtë aeroport për të cilën janë premtuar 140 mln euro edhe nëse në 10 vite nuk ulet asnjë avion, tregon interesat e kryeministrit Rama, Ballukut dhe të afërmit të saj Arbër Abazi.

“Shtylla e zezë e korrupsionit është garancia e dhënë nga Balluku e pa përmbajtur.
Janë interesa kriminale të Ballës, Ramës, Ballukut dhe dhëndrit të Ballukut, djalit të Sadri Abazit.
Ka marrë kushëririn e parë të Lubisë.
Shoh që nëse në djegësin e Tiranës u vodhën para e nuk u hodh një tullë, në Aeroportin e Vlorës janë premtuar 14 mln euro edhe sikur një avion i vetëm të mos ulet në të në 10 vitet e para”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×