Pavarësisht moshës, 37-vjeç, Robert Lewandowski mbetet një nga emrat më të lakuar në merkato. “Bomberi” polak ka një kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në 2026, për këtë arsye përfaqëson një okazion për ekipet e interesuara. Fakt është që dëshira e tij është të luajë në nivele të larta, preferon të qëndrojë në Barcelonë, por në horizont nuk ka asnjë tentative për rinovimin e kontratës, në kushte të tilla, Leva e sheh veten në merkato në fund të këtij sezoni.
Lewandowski ka humbur jo pak nga statusi i tij këtë sezon, me Hansi Flick që jo gjithnjë e preferon si titullar. Në Champions, në total është aktivizuar vetëm 88 minuta. Numri 9-të po vuan shumë edhe konkurrencën e Fermin Lopez me këtë të fundit që “shpërtheu” me një “tripletë” përballë Olympiacos.
Sipas mediave angleze, nuk do të jetë një problem që polaku të gjejë një skuadër top për të vijuar karrierën e tij pasi për të ka një interesim të fortë nga ana e Man.United.
“StarSport” shkruan se Lewandowski pëlqehet shumë nga trajneri Ruben Amorim. Portugezi është gati t’i bëjë një vend në formacion Levës, por e përditshmja angleze shton se mes palëve nuk ka ende asnjë kontakt zyrtar, thjesht sondazhe në distancë. United, por edhe vetë Leva, mbetet në pritje të Barcelonës, me Laportën që ka fjalën i pari nëse do t’i ofrojë apo jo një kontratë të re sulmuesit polak.
()