Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE-OHIHR për krimin elektoral: SPAK, rol pozitiv! Task Forca me KQZ-në kishte efekt parandalues

Raporti i OSBE-ODIHR është ndalur edhe në Task Forcën e krijuar mes Prokurorisë së Posaçme dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për krimin për krimin zgjedhor në zgjedhjet e 11 majit.

Në raport theksohet se mekanizmi i ri i koordinimit (SPAK–KQZ–Prokuroria) u vlerësua si një zhvillim pozitiv me efekt parandalues ndaj krimeve zgjedhore.

Sipas OSBE, SPAK luajti një rol pozitiv në hetimin e korrupsionit elektoral.

“Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) luajti një rol pozitiv në hetimin e rasteve të korrupsionit zgjedhor, ndërsa mekanizmi i ri i koordinimit midis SPAK-ut, KQZ-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme u pa si një mjet që mund të ketë efekt parandalues”, thuhet në raport.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×