Inter udhëton në “Maradona” me shifra të frikshme, i bën presion Napoli me një fazë sulmuese që po kalon një moment fantastik. Mes Serie A dhe Champions, në 10 ndeshje, ekipi i Chivu-t ka shënuar 27 gola në total, me një mesatare prej afro 3 golash për ndeshje.
Inter i tij po bën më mirë edhe se sa ekipi i Inzaghi-t në sezonit kur fitoi yllin e dytë, në të njëjtën periudhë, me 10 ndeshje në dispozicion, sulmi i Inzaghi-t u ndal në kuotën e 23 golave.
Sulmi i Chivu-t ngeci vetëm kundër Parmës me një fitore 1-0, për të vijuar më pas lart me gola në çdo takim. Sipas Corriere dello Sport, përcaktues në këtë lum golash ka të bëjë fakti që ekipi i Chivu-t është më vertikal, ka ndërtuar një mbrojtje të lartë, plus që në sulm është bërë një ekip i paparashikueshëm kjo pasi këtë vit ka më shumë opsione në fazën ofensive.
()