Deputeti i PD, Gjin Gjoni, ka reaguar pas raportit të ODHIR mbi zgjedhjet e 11 majit. Gjoni theksoi se ODHIR nuk njeh zgjedhjet e 11 majit, dhe sipas tij, nuk njeh maxhorancës socialiste.
“Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e përdorur, e kupton se raporti final i OSBE-ODIHR, nuk i njeh si zgjedhje ato të 11 Majit.
Ndoshta, trupa ndërkombetare që është institucioni që çerfitikon zgjedhjet, s’mund ta quaje qeverinë regjim, por konkluzionet e tyre, vizatojnë portretin e një regjimi që nuk lejon zgjedhje të lira e të ndershme.
Raporti final i 11 Majit, flet për;
-Frikesim të zgjedhesve
-Kërcënim të opozitarëve
-Përdorim të aseteve publike
-Patronazhistët të papranueshem
-Parregullsi masive me votat e emigrantëve
-Cenim të fshehtësise së votes
-Prezencë të elementëve kriminale
-Shqetesim blerja e votës
-Media totalisht ne sherbim të qeverisë
-Perdorim i postit publik
-Garë e pabarabartë
Këto dhe shume konstatime të tjera janë në raportin e sapo publikuar. Vetëm regjimet bëjnë farsa të tilla elektorale. Ky raport nuk i njeh ne thelb këto zgjedhje e këtë mazhorancë. Ky raport është konfirmim i qëndrimeve dhe denoncimeve të Opozitës. Ky raport është rruga, guri i themelit për një shkundje, për njē zgjim të shoqërisë. Edi Rama asnjëherë më parë nuk ka qene i ekspozuar me fytyrën e vertetë sa në këtë rast.
Demokratet të paret duhet te ngrihen në këmbë e të mos e lejojnë një produkt të njē maskarade elektorale. Këtë s’mund t’ua kërkojmë as ta presim të na vijë nga ndërkombëtarët. Ata e bene të tyren me Raportin Final për 11 Majin.”, shkroi Gjoni në një postim në Facebook.