
Zjarri në fshatin Vajkal të Bulqizës ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa prej rreth 35 orësh forcat në terren po luftojnë me flakët.
Punonjës të Bashkisë Bulqizë, Emergjencat Civile, Policia dhe shërbimet pyjore vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrave të zjarrit, por terreni i vështirë po e bën pothuajse të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.
Gjatë ditës së djeshme, një helikopter ndërhyri për disa orë nga ajri për shuarjen e flakëve, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se vatrat janë aktivizuar në disa pika të ndryshme. Dyshimet paraprake janë se zjarri i qëllimshëm.
Situata paraqitet problematike edhe për shkak të tymit të dendur, i cili ka përfshirë qytetin e Bulqizës.
Autoritetet e Qarkut Dibër u bëjnë apel strukturave përgjegjëse për ndërhyrje të menjëhershme nga ajri, pasi përhapja e flakëve mund të rrezikojë banesat në fshatin Vajkal.
Temperaturat e larta, terreni i vështirë dhe tymi i dendur e kanë rënduar situatën.
Banorët e zonës deklarojnë se tymi i dendur u ka krijuar vështirësi në frymëmarrje.
and then