EMRAT/ Plagosi me thikë një 48-vjeçar, përfundon në pranga 51-vjeçari në Tiranë

Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit për plagosje.

Blutë njoftojnë se Ronald Lace gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë 48-vjeçarin Mikel Xibro.

I plagosuri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dje, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Dibrës, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi Ronald Lacej, 51 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin Mikel Xibro, 48 vjeç, e ka goditur atë, me thikë. Shtetasi M. X. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×