
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mblodhi në një tryezë diskutimi, gjithë institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore.
Pas takimit, ministrja Koçiu shkruan në rrjete sociale:
“Pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre.
Në tryezën e diskutimit me institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, vumë në fokus hartimin e rregullave të reja që do të përcaktojnë:
standardet teknike të mjeteve, rregullat e qarkullimit dhe zonat e lejuara,
si dhe përgjegjësitë e institucioneve që do të sigurojnë zbatimin e ligjit.
Qëllimi është normimi i lëvizjes së monopatinave elektrike në mënyrë të sigurt, të organizuar dhe në përputhje me jetën urbane moderne të qytetit”
and then