
Në “Il Calcio” dhe Tring Sport nuk ndalet pasioni. Në vetëm pak ditë do të luhen 2 raunde të jashtëzakonshme, me plot 20 ndeshje, disa prej të cilave elektrizuese dhe njëherësh përcaktuese për ecurinë në kampionat, por edhe për kreun aktual të renditjes. Sepse në Serie A, për titullin ndodh të luhet deri javën, ndeshjen e fërshëllimën e fundit.
Të shtunën, në superndeshjen e javës 8, në “Diego Armando Maradona” Napoli pret Interin. Me zemrën e jugut dhe tifozët pas vetes, kampionët e Italisë kërkojnë rikthimin në majë, sidomos pas disfatës dramatike në Champions, ndërkohë që zikaltrit lombardë shkojnë të vendosur për të treguar forcën, në një ndeshje ku pasioni takon historinë.
E diela sjell një tjetër supersfidë, atë në “Olimpico” mes Lazios dhe Juventusit, dy skuadra elitare në kërkim të shkëlqimit që duket se është zbehur disi pas rezultateve të fundit.
Spektakli i Serie A vazhdon edhe në mesjavë me plot 3 ditë ndeshjesh, për raundin e nëntë. Të martën kthehen në fushë kuqezinjtë e Alegrit, pas hapit fals kundër Pisas, duke rrezikuar kështu kreun e renditjes. Tashmë i pret Atalanta luftarake.
Ndërkohë, të mërkurën, Interi, pas sfidës së fundjavës me Napolin, pret Fiorentinën, skuadrën “viola” që tenton të rekuperojë një sezon deri tani tërësisht për t’u harruar. Kurse “Zonja e Vjetër”, pas Lazios, pret në shtëpi Udinese, me një mision të vetëm, fitoren dhe rikthimin në ritmin drejt luftës për titull.
10 sfidat e Raundit 9 do të luhen të martën, të mërkurën dhe të enjten, në 18:30 dhe 20:45 dhe do të transmetohen ekskluzivisht dhe vetëm në Tring Sport, platformën më të madhe sportive në Shqipëri.
Për të ndjekur më shumë se 250 ndeshje e gara çdo muaj, përfitoni nga oferta promocionale e momentit duke filluar nga 10.900 lekë për abonimet 12-mujore Extra në paketat tokësore, satelitore dhe OTT App.
Sportifikohu me Tring dhe hyr aty ku luhet çdo ndeshje që vlen…
and then