
Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një ditë më parë emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes se barazisë në tendera.
Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas burimeve është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Priençi. Burime të besuara bëjnë me dije se fletëthirrja i është dorëzuar Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe i kërkohet të paraqitet e shoqëruar nga avokati.
Ndërkohë sot, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke u shprehur se “drejtësia bën punën e vet”.
Gjatë një interviste për Deutsche ëelle, kreu i qeverisë se “drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshme nga gjykata popullore e politikës dhe mediave që i shërbejnë politikës”.
and then