“100 banesa të përmbytura”/ Kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli: Përroi i “Glinës” ka dalë nga shtrati. Dëme të mëdha në bagëti dhe…

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, ka bërë të ditur se situata në territorin e bashkisë është mjaft e rëndë për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Sipas Shkrelit, përmbytjet kanë prekur të gjitha njësitë administrative, ndërsa zona më problematike mbetet ajo e Glinës, ku lumi ka dalë nga shtrati duke shkaktuar dëme të mëdha.

“Situatë mjaft e rëndë. Përmbytja ka nisur në të gjitha njësitë administrative. Vau i Dejës është më problematik sepse Glina ka dalë nga shtrati dhe po përmbyt. Prezencë uji në 100 banesa. Dëme të mëdha në bagëti dhe shpendë, si dhe në kosheret e bletëve. Shpresojmë që të mos rrezikohen jetët e banorëve sepse situate është mjaft e rëndë.
I gjithë stafi ynë është në terren”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×