
Në qarkun e Kukësit vijojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë.
Si pasojë e reshjeve ka problematika, ndërprerje të energjisë elektrike herë pas here në disa lagje të qytetit dhe fshatra.
Probleme janë raportuar në disa akse nacionale dhe rurale. Kukës–Bushtricë, Kukës–Shishtavec, Kukës–Peshkopi, Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Qafë Mali, ka prezencë gurësh dhe dherash.
Reshjet e shiut kanë dhënë ndikim pozitiv në liqenin e Fierzës, duke shtuar prurjet me mbi 250 metër kub ujë në sekondë gjatë ditës së sotme. Autoritetet po ndjekin nga afër situatën për të shmangur problematikat në qytet dhe njësitë administrative.
Problematika janë shfaqur edhe në tokat bujqësore të banorëve në Nangë, Bicaj dhe Shtiqën. Vështirësi janë krijuar edhe në qytetin e Kukësit, ku janë formuar vende-vende pellgje me ujë, si pasojë e bllokimit të pusetave.
and then