Balla nga njësia 5: Me Ogerta Manastirliun në krye të Bashkisë Tiranë do t’u japim zgjidhje përfundimtare hyrjeve të vendstrehimeve në Tiranë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në cilësinë e njërit prej Bashkëdrejtuesve politikë të fushatës për Bashkinë e Tiranës në Njësinë 5 ka paralajmëruar sistemimin e hyrjeve të vendstrehimeve të dikurshme.

Përmes një postimi në rrjete sociale, duke shoqëruar një foto të tij para një ish-transheje, Balla shprehet se kjo problematikë do të marrë zgjidhje.

“Me Bashkinë Tiranë Ogerta Manastirliu me Ministrinë e Mbrojtjes do t’i japim një zgjidhje përfundimtare hyrjeve të vend-strehimeve, të cilat janë kthyer në një shqetësim të madh për banorët, si vend depozitimi mbetjesh apo dhe më keq akoma.” – ka deklaruar Balla.

Nisma synon të pastrojë dhe sistemojë këto hapësira, duke i kthyer ato në ambiente të sigurta dhe të përdorshme për banorët, në përputhje me standardet e mbrojtjes civile dhe planifikimit urban.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×