
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije arsyen se përse si emër i kandiduar për presidentin e ri të vendit, nuk është një grua. Ai ka sqaruar se edhe pse njihet si njeri që mbështet gratë, ende nuk është arritur ajo gjendje që për pasjen në krye të shtetit një grua, të diskriminohen burrat.
“Kemi pasur në pjesën e fundit të diskutimi 3 gra e 3 burra. Është bërë një diskutim i gjatë. Nuk ka dyshim që jam i prirur që mbështes maksimalisht kandidaturat gra por nuk kemi arritur në pikën të diskriminojmë burrat për këtë arsye. Kemi parë tërësinë e personaliteteve që janë shqyrtuar. Pavarësisht se do ta marrin apo jo vesh që kanë janë diskutuar, i falenderoj të gjithë”, është shprehur ai.
Arena e Lajmit
and then