
Deputetja e Partisë Demokratike In Zhupa, në fjalën e saj në Kuvend në seancën maratonë të ditës së djeshme, foli mbi mungesën e drejtësisë në vend.
Sipas saj duhen 15-20 vite që një dosje të shqyrtohet dhe të merret një vendim, ndërsa ka evidentuar se kjo e ka bërë qeverinë edhe më shumë arrogante përballë qytetarëve dhe biznesit.
Zhupa solli në vëmendje atë që ka ndodhur me “Prestige Resort”, ku tre vite pas shembjes biznesi është gjobitur më 4 milionë euro gjobë.
“Pasi shembën Prestige Resort tre vite më parë, para 2 javësh i vunë edhe një gjobë prej 4 milionë euro. Qytetari polak që po bënte pushimet atje e ka çuar Shqipërinë në Luksemburg dhe ka fituar. Por Rama nuk çan kokë sepse e di që me drejtësinë në vend duhen 20 vjet të merret e drejta.
Kjo e ka bërë shtetin dhe qeverinë më arrogante pasi nuk ka një sistem përballë që mund të vërë drejtësi”, tha ai.
Ina Zhupa: Ka dy lloje drejtësish, represive dhe restauruese. Në Shqipëri kemi atë të parën, ku qëllimi i Kodit të ri Penal është vetëm si të fusim më shumë njerëz në burg.
60 për qind e popullatës në burg, janë ata që prezumohen të pafajshëm, vetëm 40npër qind e tyre janë me vendim të dënuar.
Keni çuar në një drejtësi që është statistikë.
Nga ana tjetër është bërë tmerr fjala gjykatë, janë 150 mijë dosje stok të pa trajtuara që kanë kthyer sistemin në një kolaps të plotë.
Dëmi social dhe ekonomik nga vonesat në gjyqësor janë të pa llogaritshme.
Shpesh duhen 15 vite për të marrë drejtësi,. Kjo i jep të “drejtën” kryeministrit të sulmojë edhe mediat.
Pasi shembën “Prestige Resort” tre vite më parë, para 2 javësh i vunë edhe një gjobë prej 4 milionë euro. Qytetari polak që po bënte pushimet atje e ka çuar Shqipërinë në Luksemburg dhe ka fituar. Por Rama nuk çan kokë sepse e di që me drejtësinë në vend duhen 20 vjet të merret e drejta.
Kjo e ka bërë shtetin dhe qeverinë më arrogante pasi nuk ka një sistem përballë që mund të vërë drejtësi.
and then