Përplasi për vdekje 17-vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori i aksidentit në Vlorë, policia: Ishte i dehur

Policia ka arrestuar autorin e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku humbi jetën një 17-vjeçar.
32-vjeçari i identifikuar me inicialet H.B., duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin H. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë trupi i pajetë i të miturit ende nuk është tërhequr nga familjarët nga morgu.

Gjyshi i 17-vjeçarit ka deklaruar për News24: Kemi 8 orë në morg, nuk vjen mjeku ligjor dhe prokurori.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×