U përfshi në një aksident rrugor, humb jetën në spital 22-vjeçari nga Elbasani

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan, ku një 22-vjeçar humbi jetën tri ditë pas një aksidenti rrugor. Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është Kevin Veliaj, 22 vjeç nga Elbasani. Ngjarja ndodhi fundjavën e kaluar në fshatin Letan, në njësinë administrative Bradashesh, ku motomjeti që ai drejtonte u përplas me një automjet bujqësor.

Për pasojë, mbetën të plagosur edhe drejtuesi i mjetit bujqësor dhe një person tjetër, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, i riu Veliaj, që punonte në sektorin privat në një njësi shërbimi në qytetin e Elbasanit , pësoi dëmtime të rënda dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 22-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë tri ditë pas aksidentit tragjik.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×