Sot në orën 21:00 në News24 sondazh ekskluziv për zgjedhjet në Tiranë nga “Notosondaggi”

Sot në orën 21:00, në emisionin “Log” në News24, do të publikohen rezultatet e sondazhit të fundit të realizuar nga “Notosondaggi”, përpara se të zhvillohen zgjedhjet lokale në Tiranë.

Sondazhi, i drejtuar nga eksperti i njohur italian Antonio Noto, do të paraqesë prirjet elektorale dhe preferencat e votuesve në bashkinë më të madhe të vendit, ku do të votohet për pasardhësin e Erion Veliajt në krye të saj.

Emisioni “Log”, i drejtuar nga gazetari Endri Xhafo me të ftuarit e tij, do të analizojë në detaje rezultatet e sondazhit, si dhe pritshmëritë për garën elektorale në këtë bashki të rëndësishme, ku partitë kryesore të vendit kanë një betejë të re politike.

Në kuadër të bashkëpunimit mes News24 dhe “Notosondaggi”, nuk është hera e parë që kjo kompani kryen sondazh parazgjedhor. Edhe para zgjedhjeve të 11 majit, kompania e njohur italiane e sondazheve publikoi rezultatet, të cilat ishin shumë afër realitetit që prodhoi vota e shqiptarëve për Parlamentin e ri.

Ju ftojmë të ndiqni publikimin e rezultateve të sondazhit për Tiranën, të martën në 28 tetor në News24, në orën 21.00.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×