Manastirliu, Binaj apo Qori? Sondazhi i News24 zbulon sa besim kanë votuesit e Tiranës te secili kandidat për kryebashkiak

Në emisionin “Log.” në News24 janë bërë publike rezultatet e sondazhit më të fundit të realizuar nga “Notosondaggi”, përpara zhvillimit të zgjedhjeve lokale për Bashkinë e Tiranës.

Sondazhi, i drejtuar nga eksperti i njohur italian Antonio Noto, paraqet prirjet elektorale dhe perceptimin që kanë qytetarët për disa figura publike që mund të shihen si kandidatë potencialë për kryetar bashkie, pas përfundimit të mandatit të Erion Veliajt.

Sipas të dhënave, ish-ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gëzon nivelin më të lartë të besimit ndër qytetarët e Tiranës.

  • 30% e të anketuarve janë shprehur se “kanë besim” te ajo si kandidate e mundshme,
  • 51% “nuk kanë besim”,
  • ndërsa 19% thonë se “nuk e dinë” ose “nuk e njohin”.
Manastirliu Besueshmeriaaaaa
Manastirliu Besueshmeriaaaaa

Në vend të dytë për nivel besimi renditet aktori dhe aktivisti Florjan Binaj, me:

  • 28% “kanë besim”,
  • 50% “nuk kanë besim”,
  • dhe 22% “nuk e dinë / nuk e njohin”.
Binaj Besueshmeria
Binaj Besueshmeria

Nga ana tjetër, Arlind Qori, aktivist dhe lider i Lëvizjes BASHKË, rezulton me:

  • 11% që kanë besim,
  • 63% që nuk kanë besim,
  • dhe 26% që nuk e njohin ose nuk janë të sigurt.
Arlindqori Besueshmeria
Arlindqori Besueshmeria

Ndërsa Marko Dajti, drejtues i Partisë së Punës së Riorganizuar, ka rezultuar me nivelin më të ulët të besimit publik:

  • vetëm 5% e qytetarëve shprehen se kanë besim,
  • 45% nuk kanë besim,
  • ndërsa 50% nuk e njohin.
Markodajti Besueshmeria
Markodajti Besueshmeria


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×