
Zbardhet dëshmia e djalit që vrau dje babanë. Ngjarja ndodhi në Shkallnur të Durrësit.
“Ishim duke ngrënë bukë dhe babai më turr. Nuk më linte të haja i qetë. Nuk e mbaj mend pse ndodhi, por kemi pasur grindje të vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia, para gjashtë muajsh.
Kam jetuar në Francë, jam me pasaportë franceze. Atje kam qëndruar rreth gjashtë vjet dhe më pas kam shkuar në Greqi, ku kam punuar për gjashtë muaj. Nga Greqia jam kthyer në shtëpi dhe isha i papunë. Kemi pasur debate me babain. Sherri ndodhi teksa hanim drekë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe e qëllova.”, tha ai.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se familjarët kanë dëshmuar që 25-vjeçari më herët kishte shkuar në spital për t’u vizituar, rreth dy vjet më parë. Mjekja i kishte thënë se duhej të bënte vizitë tek një mjek psikiatër për të vlerësuar gjendjen mendore, por ai dhe familja e tij nuk kishin pranuar, me pretendimin se nuk kishte probleme të shëndetit mendor.
Babai i tij kishte deklaruar në spital se djali nuk kishte probleme mendore dhe nuk kishte nevojë për kurim.
Në fshat njihen si familje e qetë, pa probleme, por djali kishte ikur herët në emigracion.
and then