“Luftë ndaj i inteligjencës artificiale, merreni me Diellën”/ Gjiknuri: Nga katandisja e opozitës vuajmë të gjithë

Në seancën e sotme në Kuvend po diskutohet në lidhje me kërkesën e parashtruar nga 36 deputetë të Partisë Demokratike, për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Në fjalën e tij në Kuvend Damian Gjiknuari ka prezantuar raportin e Partisë Demokratike në lidhej me këtë kërkesë.

Mes të tjerash ai u shpreh se vendi nuk mund të lihet në vakum qeveritar, ndërsa u ndal edhe tek ministrja “Diella”.

“Parlamenti është baza që ofron mundësi që vendi të qeveriset. U provokua që kryeministri foli nëpërmjet ministres Diella. Kryeministri në fjalën e tij përdor edhe mjete ndihmëse teknologjike, i cili nuk është ministër. Kryeministri ka thënë; jam përgjegjës për ngritjen e ministrisë së programit që në këtë rast quhet Diella. Kryeministri merr përgjegjësinë e një sektorit qeveritar, si është inteligjenca artificiale.

Presidenti çfarë thotë është përgjegjës për ngritjen e ministrisë së inteligjencës artificiale. Mund të thoshte ministria për fuqia ajrore.
Dikur ka pasur në 2007 ministria në Shqipëri Fuqi bërthamore. Pra Kryeministri e bëri nëpërmjet power point. Si katandiset fuqia më e madhe opozitare, vuajmë dhe ne nga kjo. Luftë ndaj inteligjencës artificiale. Ludizimi modern e kanë quajtur. Pengohet në çdo formë. Dikur si ato debatet mes dragomanëve dhe nëpunësit e lartë. Dikur si ata debatet midis dragomanëve dhe nëpunësit në portën e lartë.”, tha Gjiknuri.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×