Minatorët protestë jashtë Kuvendit, shpërthen Tabaku: Policia u soll me ta si halabakë rrugësh, i morën zvarrë

Teksa minatorët e Spaçit kanë protestuar jashtë Kuvendit për një sërë kërkesash, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar para ligjvënësve.

Ajo tha se qeveria duhej të merrej seriozisht me këtë kategori, ndërsa denoncoi se policia i ka tërhequr zvarrë protestuesit.

“ Ministrja e Ekonomisë nuk është këtu në fakt. Minatorët e Spaçit po protestojnë jashtë kësaj salle. Për trajtimin çnjerëzor që i bëri jashtë kësaj salle policia e shtetit dy javë më parë.

Dhe unë nuk kam dëgjuar absolutisht asnjë koment nga ministrja e Brendshme. Është e pa konceptueshme, që minatorët të tërhiqen zvarrë nga punonjësit e policisë. E dyta ministrja e Ekonomisë të takohet me përfaqësinë. E drejta e punës është e drejtë e shenjtë në këtë vend. Nuk mundet një kompani private t’i pengojë këto minatorë të organizohen të kenë kërkesat e tyre dhe të protestojnë për të drejtat e tyre.

Në emër të PD kam depozituar në sesionin e kaluar statusin e minatorit. Që qeveria refuzoi ta marri parasysh, është një çështje shumë e rëndësishme. Sepse janë grupi që penalizohen më shumë. Punojnë me kushtet më të vështira nëntoka shqiptare që është jashtëzakonisht e pasur. Ata njerëz që punojnë me nëntokën po shfrytëzohen. I kërkoj ministrit të Brendshëm që të dali dhe të japë llogari për sjelljen ç’njerëzore.” tha Tabaku.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×