
Deputeti i PD, Tritan Shehu, theksoi se statusi i minatorit është një urgjencë për parlamentin. Shehu tha se numri i minatorëve po pakësohet, pasi sipas tij, janë lënë në harresë.
“Shkoni në Memaliaj në Tepelenë shikoni si është gjendja. Shikoni ç’bëhet me minatorët, akoma nuk kanë marrë të drejtat e tyre bazë. Të statusit e tyre financiar të kujdesit shëndetësor të integrimit në shoqëri . Realisht numri i tyre po pakësohet.
Unë e vlerësoj shumë këtë diskutim të hapur. Pikërisht për të ngritur atë problem të madh, i cili vazhdon të sundojë një pjesë të popullsisë të lënë në harresë. Ne kemi paraqitur disa herë projektligjin për statusin e minatorëve.
Na është thënë do presim se do vijë një projektligjin e përgjithshëm. Asgjë gënjeshtër. Si kryetar ju tërheq vëmendje se është një problem madhor, i cili po shqetëson opinionin publik jashtë. Qytetarët atje ku janë Memliaj dhe Tepelenë.
Është një urgjencë sociale ekonomike ndaj atyre njerëzve që kanë tërë jetën që kanë prodhuar tërë jetën dhe sot janë lënë në harresë. Statusi i minatorëve dhe të drejtën e tyre janë një urgjencë e këtij parlamenti jo vetme për Memaliaj dhe Tepelenën por edhe më gjerë.”, tha Shehu.
and then