Deputetët kakofoni në sallë/ Kryetaren e KLP s’e dëgjon askush në Parlament, Bogdani i ankohet Peleshit. Kryeparlamentari: Këtë problem kemi gjithë kohës

Teksa në foltore raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, në Kuvend është krijuar kakofoni.

Deputetët kanë qenë të pavëmendsëm ndaj fjalës së Bogdanit, madje kanë bërë edhe zhurmë. Ajo ndërpreu në një moment fjalën, ndërsa i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi që të vihej qetësi në sallë.

“Ju lutem vijoni, këtë problem kemi gjithë kohës. Mbani qetësi të dëgjojmë raportin”, iu drejtua Peleshi deputetëve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×