Nga punësimi në një klinikë privat, te tenderat për kompaninë ku punon i biri dhe dekretimi i Diellës! Nesër te “Ligjet” kërkesa e PD për shkarkimin e Begajt

Nesër në komisionin e “Ligjeve” do të diskutohet në lidhje me kërkesën e Partisë demokratike për shkarkimin nga detyra të Presidentit Bajram Begaj.

PD pretendon se presidenti ka kryer 7 shkelje të Kushtetutës. Ndër to renditen dekretimi antikushtetues i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, dekretimi i ministres virtuale “Diella”, nuk ndaloi trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025, ndërhyrjen e kabinetit të tij në procesin e administrimit të zgjedhjeve apo faktin që i biri është i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga Presidenca dhe që kreu i shtetit rezulton i punësuar në një klinikë private.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×