Sherr për prona, i djeg dy makinat xhaxhait, arrestohet 30-vjeçari (emri)

30-vjeçari Marius Xhepa është arrestuar nga efektivët e policisë, pasi akuzohej për djegien e dy makinave dh katër rasteve të vjedhjes.

30-vjeçari ka djegur dy makina në pronësi të G.XH dhe ka vjedhur shuma parash në 3 banesa të ndryshme dhe brenda një automjeti. Sipas burimeve dy makinat i përkisnin xhaxhait të tij Gëzim Xhepa.

I arrestuari është djali i Liri Xhepës, e cila u vra nga kunati në vitin 2019 po për konflikte pronësie në familje. Shkak i djegies së makinave dyshohet të jetë bërë një konflikt i gjatë për pronat e babait, të cilat Marius Xhepa pretendon se i takojnë, por xhaxhai i toj Gëzim Xhepa i kishte kaluar në pronësi të tij.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar me precedent penal për vjedhje, i dyshuar si autor i djegies së dy automjeteve dhe i katër rasteve të vjedhjes. Arrestimi u bë pas finalizimit të operacionit policor të koduar “The Pursuit”, zhvilluar nga specialistët e Komisariatit Nr. 6.

Autor i dyshuar i djegies së 2 automjeteve dhe i 4 vjedhjeve, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari, me precedent penal për vjedhje.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The pursuit”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi M. Xh., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:

-ka djegur 2 automjete në pronësi të shtetasit G. Xh., më datë 17.03.2025, në rrugën “Hamdi Cenoymeri”, Kombinat;

-ka vjedhur shuma parash dhe sende të ndryshme, në 3 banesa dhe në 1 automjet, gjatë muajve të fundit, në zona të ndryshme në Tiranë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×