
Gazetari Fatjon Gjinaj, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ka komentuar paraqitjen e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në SPAK gjatë ditës së sotme, lidhur me hetimet për ngjarjet e 21 janarit 2011.
Sipas Gjinajt, qëndrimi i Bashës në ambientet e SPAK ishte i shkurtër dhe u shoqërua me rezerva ndaj publikimit të detajeve, duke ngjallur interpretime mbi qëndrimin e tij ndaj çështjes.
“Basha bëri një shëtitje të shkurtër në SPAK, një shëtitje që ngjalli interpretime se ai ishte i rezervuar mbi prezencën e tij,” u shpreh gazetari.
Ai sqaroi se ish-ministri i Brendshëm ka dhënë deklarime si person në dijeni, ndërsa çështja e 21 janarit përbën një “kauzë politike” për disa grupe, por një “çështje të mbyllur” për Partinë Demokratike.
“Ka dhënë deklarime për çështjen e 21 janarit si person në dijeni. Për një grup politik kjo është një kauzë që i shërben debatit publik, ndërsa për PD është një çështje e mbyllur,” shtoi Gjinaj.
Gazetari konfirmoi se Bashën e ka marrë në pyetje prokurori Alfred Shehaj, i cili po ndjek hetimet për dosjen e 21 janarit, ndërsa theksoi se deri tani 4 ose 5 persona janë thirrur për të dhënë deklarime, i fundit prej tyre disa muaj më parë.
“Kur një çështje hyn në fazën e marrjes së deklarimeve të subjekteve, kjo bëhet zakonisht në një kohë të shkurtër,” tha Gjinaj.
				
             

 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
                     and then
 and then