
Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ka komentuar idenë e palëve politike për krijimin e një Senati paralel me Parlamentin në Shqipëri, duke theksuar se ky institucion duhet të ketë një rol strategjik dhe jo thjesht të sigurojë mandate ose imunitete për individë.
Sipas Kullurit, Senati duhet të përbëhet nga individë me atributet më të larta politike dhe të ketë funksione që lidhen me sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe drejtësinë, duke e konsideruar këtë pjesë natyrore të arkitekturës së shtetit.
“Senati është një trupë e nivelit më të lartë politik dhe me njerëz me atribute më të larta politike se deputeti, dhe ka funksione që janë pjesa natyrore e shtetit. Kjo kërkon një arkitekturë të re kushtetuese,” tha Kulluri.
Ai paralajmëroi se ndryshimi i këtij institucioni për interesa personale do të përbënte një deformim të funksionit të tij: “Nëse bëjnë senat vetëm për të marrë mandat për vete dhe për të marrë imunitet për vete, ky është një bastardizim i Senatit. Duhet të shikohet edhe roli i Presidentit, i cili aktualisht është dobësuar,” shtoi Kulluri.
				
             

 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
                     and then
 and then