VIDEO/ Thirrja për herë të dytë e Ballukut në SPAK, Lala: Nëse refuzon të shkojë sot, prokuroria mund të kërkojë shoqërim me forcë

Teksa zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku është ftuar sërish nga SPAK për t’u paraqitur pas mungesës të hënën në prokurorinë e posaçme, gazetarja e News24, Klodiana Lala ka përcjellë informacione të reja në lidhje me këtë zhvillim.

Mësohet se ajo është ftuar të paraqitet sot në orën 15:00, ku hetuesit dhe prokurori i posaçëm Dritan Prençi i kanë bërë me dije Ballukut përmes fletë thirrjes të jetë e shoqëruar me një avokat, që do të thotë se pritet që asaj t’i komunikohet akuza zyrtare.

Nëse ajo refuzon në mënyrë të përsëritur të paraqitet në SPAK, kjo e fundit mund të kërkojë autorizim në Kuvend për shoqërimin e saj me forcë për t’u njohur me akuzën penale.

Balluku është justifikuar se nuk mund të paraqitej më herët për shkak të axhendës zyrtare.

Deri më tani ajo nuk ka paraqitur një argumentim të tillë për të mos u paraqitur në ambientet e prokurorisë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×