Veliaj ankimon shkarkimin/ Presidenca dhe Këshilli i Ministrave kërkojnë mos-legjitimimin e tij si palë, GJK tërhiqet për vendim

Përfaqësuesit ligjorë të Këshillit të Ministrave dhe Presidentit të Republikës kanë kërkuar mos-legjitimimin e Erion Veliajt si palë në seancën e sotme, ku ky i fundit ankimon shkarkimin e tij nga detyra.

Kryesuesja e seancës, Holta Zaçaj pasi dëgjoi parashtrimet e palëve për këtë çështje njoftoi tërheqjen e trupës gjykuese për të marrë një vendim.

“Ne kërkojmë të na krijoni mundësinë të shpalosim argumentat tona për mos legjitimimin e kërkuesit për kunërshtimin e dekretit, përpara se të nisni seancën”, u shpreh përfaqësuesja e presidencës, e cila u mbështet edhe nga pala përfaqësuese e Këshillit të Ministrave.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×