VIDEO/ “Balluku merret e pandehur ndërsa është në detyrë”, Shehaj: Besimi i shqiptarëve është rritur tek organet e drejtësisë

Kryetari i Partisë Mundësia, deputeti Agron Shehaj ka deklaruar se pas marrjes e pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku,  radhën për të dalë para drejtësisë e ka kryeministri Edi Rama.

Sipas Shehajt, që kjo të ndodhte, dukej e pamundur deri ditën kur SPAK mori si të pandehur zv.kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, për shkelje të barazisë në tendera.

Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Shehaj thekson se besimi i shqiptarëve është rritur tek organet e drejtësisë se ato do përballin me ligjin edhe kreun e Qeverisë, Edi Rama.

Deklarata e Agron Shehaj

Dukej e pamundur që do vinte dita që dhe Kryeministri i Shqipërisë mund të dilte para drejtësisë.

Dhe në fakt është rritur besimi që kjo mund të ndodhë edhe në Shqipëri.

Sepse nëse është e mundur që zv.kryeministrja të merret e pandehur nga SPAK-u ndërkohë që është në detyrë, pse kjo nuk mund të ndodhë edhe me Kryeministrin?

Unë jam i bindur që do të vijë dita që do ndodhë edhe në Shqipëri.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×