U pickua nga nepërka, Forcat Ajrore i vijnë në ndihmë qytetarit nga Kosova në zonën malore të Currajve të Epërm

Forca Ajrore i është përgjigjur thirrjes për ndihmë, duke shpëtuar një shtetas nga Kosova, i cili ishte pickuar nga gjarpri helmues i llojit nepërkë, në zonën malore të Currajve të Epërm.
Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 14:30, në një terren të vështirë, në shtegun midis Currajt të Poshtëm dhe Currajt të Epërm, rreth 1 kilometër larg nga Rrasa e Çurrajve.

Pas marrjes së njoftimit nga Ekipi i Kërkim–Shpëtimit të Kosovës, ekipi i Forcës Ajrore iu bashkua autoriteteve vendore dhe e transportuan të lënduarin në spitalin e Bajram Currit dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×