Detaje nga vrasja në Gjorm të Vlorës. Viktima, kushëri i një prej pjesëtarëve të Masakrës së Çoles. 35-vjeçari, pronar i servisit të pjesëve të këmbimit

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm të Vlorës.

Sic njofton gazetari i News24, Enrik Mehmeti, viktima 35-vjeçar Dalan Alliaj kishte shkuar për vizitë tek xhaxhai i tij i cili është babai i Bertil Alliaj, i cili ka marrë pjesë në masakrën e Çoles .

Gjatë kohës që ka qenë te dera, i është afruar një person dhe e ka goditur duke u larguar më pas.

Kanë qenë vetë familjarët që e kanë transportuar në spital, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Po hetohet si pista e hakmarrjes por dhe pista të tjera. Dalan Alliaj figuron pronar i pikës së pjesëve të këmbimit të automjeteve në Levan Allidagu.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×