
Deputeti i PD, Tritan Shehu, theksoi se amendamentet për “Ligjin e Barazisë Gjinore” rrezikojnë famlijen.
Ai tha se ky është një atentat i maskuar prej maxhorancës ku sipas tij, kërkon të shkatërrojë ekzistencën e dy gjinive
Deklarata e plotë:
“Mashtrimi i maxhorances me amendamentet per “Ligjin e Barazise Gjinore”, ne rrezik Familja prej nje burri e nje gruaje, edukimi i femijeve.
Ky projekt ligj ngel perseri nje mohues i parimeve te Jetes e Biologjise.
Nje atentat i maskuar, qe kerkon te shkaterroje egzistencen e vetem dy gjinive: Mashkull e Femer te percaktuar qe ne lindje, sic kemi propozuar neve.
Percaktim ky qe u implementua ne ShBA nga Presidenti Trump, qe po sanksionohet qartesisht edhe ne ato pak vende ku ishte evaziv.
Ndersa ne projekt ligjin e Rilindjes:
Neni 4 pika F eshte: “Gjini nenkupton rolet e ndertuara ne kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet qe nje shoqeri e caktuar i konsiderion te pershtateshme per grate e burrat”.
Pra kalohet nga konteksti biologjik, qe duhet te jete percaktues ne kontekstin “social, te te sjellurit, subjektivizmin e shoqerise” etj, elemente fluid, ëoke, si percaktues.
Qe nga ky percaktim krejt ndesh me natyren, vlerat, realitetin, traditen hidhet ne ere gjithecka eshte thelb i shoqerise e jetes vete.
Pikat e tjera te ketij Neni si ato “C”, “L per perkatesine e shumefishte”. “N per sterotipet gjinore”, etj, vecse thellojne shkaterrimin e atyre koncepteve, baze e shoqerise, jetes e Familjes sone.
Ndersa ne Nenin 3 pika 3 sanksionohen metodat shtypese, censuruese, per cilindo, qe mbron parimet universale te Shoqerise sone.
Te gjitha keto e bejne kete projekt Ligj nje arme te rrezikeshme kunder asaj qe eshte ne themel dhe me e shenjte e shoqerise, familjes, femijeve, jetes e egzistences sone.”, tha Shehu.
and then