Berisha trondit Piolin, gol dhe lojtari i ndeshjes, Torino “harron” Asllanin

Gol 3-pikësh dhe lojtari i ndeshjes, pa frikë, kjo mund të konsiderohet fundjava perfekte për Medon Berishën, me mesfushorin kuqezi që vërtetoi edhe një herë se është e tashmja e Lecces dhe e ardhmja e Kombëtares kuqezi. Ndaj Fiorentinës, Berisha ishte protagonist absolut ku në minutën e 23-të në shtyllën e dytë mori një top të pastër dhe fluturimthi dërgoi topin në rrjetë.

Lecce mbrojti me fanatizëm golin e Berishës duke dale me 3 pikë nga transferta në Firence. Jo vetëm Berisha, një ndeshje shumë pozitive zhvilloi edhe Ylber Ramadani, titullar dhe 90 minuta të plota. Mediat, por mbi të gjithë trajneri Di Francesco nuk i kursyen elozhet për Medon Berishën:

“Po kërkoj ende pozicionin e tij ideal. Ai është një djalë serioz, me përkushtim të madh, një nga liderët e vërtetë të këtij ekipi. Jam i lumtur edhe për paraqitjen e Ramadanit”, u shpreh trajneri i Lecces pas fitores kundër Fiorentinës.

Në vigjilje të dy sfidave të nëntorit, një lajm jo pozitiv për Sylvinhon vjen nga Torino, aty ku Asllani po humbet postin e tij si titullar. Ndaj Pisa-s ishte ndeshja e dytë radhazi që Asllani nuk preferohet në formacion, madje në këtë takim të mbyllur 2-2 nuk u aktivizua për asnjë minutë.

Ndërkohë, Ismajli luajti për 90 minuta i vlerësuar me notën 7-të. Pas ndeshjes, Ismajli foli për mediat ku ndër të tjera u pyet edhe për derbin me Juven: “Do të jetë i pari për mua. Do të zbresim në fushë për të bërë punën tonë. E dimë që na mungon një fitore prej një kohe të gjatë, të shohim se çfarë do të ndodhë të shtunën, jemi të gjithë gati”, u shpreh Ismajli.

()



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×