Pas Ballukut, i pandehur për tunelin e Llogarasë edhe kreu i ARRSH/ Klodiana Lala zbardh detaje nga hetimet e SPAK: Si u rrit vlera e tenderit me 50 mln euro

Gazetarja, Klodiana Lala, raportoi për Neës 24 se është thirrur për tunelin e Llogarsë edhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli.

Lala theksoi se akuzat si ndaj ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ashtu edhe ndaj kreut të ARRSH rëndon akuza por shkeljen në barazinë e tenderave lidhur me rastin e tunelit të Llogarasë.

Ajo shtoi se vlera e tenderit për tunelin e Llogarasë u rrit me 50 mln euro

“Akuzat janë për shkelje të barazisë në tendera, vlera e tunelit të Llogarasë u rrit me 50 milionë euro
Kreu i ARRSH Gentian Gjyli është njohur mëngjesin e sotëm me akuza zyrtare të shkeljes barazisë në tendera në bashkëpunim, për tunelin e Llogarasë, me tenderin për ndërtimin e këtij tuneli. Sipas SPAK nga ka rezultuar se pas anulimit të tenderit e parë 140 milionë euro ishte fituar nga Gjoka Construksion.

Në rishpalljen e garës tenderi është fituar nga një kompani turke, është rritur me 50 milionë euro.

Sipas hetimeve si zv. kryeministrja Balluku, edhe Gjyli ka shkelur vepër penale në barazinë e tenderave. Sot do të jenë vartës të tjerë të Ballukut që do të paraqiten sot dhe nesër në SPAK. Kemi parasysh që hetimi që implikoi të znj.Balluku derivoi në një hetim të derivuar Elvis Berberi, i cili u arrestua në 2024, nga këqyrja e celulari i tij janë siguruar prova dhe fakte që i ndikojnë Ballukut dhe vartësve të saj.”, tha Lala.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×