Vlorë/ 7 të arrestuar dhe 2 të mitur të proceduar për drejtim të parregullt mjetesh gjatë fundjavës

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton se gjatë fundjavës, strukturat e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Vlorë dhe Sarandë kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Si rezultat i kontrolleve, u arrestuan 7 drejtues mjetesh, ndërsa 2 shtetas të mitur u proceduan penalisht në gjendje të lirë, pasi drejtonin mjetet në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Në harkun kohor janar–nëntor 2025, në qarkun e Vlorës janë arrestuar apo proceduar penalisht 493 shtetas, prej të cilëve 376 për “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” (në gjendje të dehur/pa leje drejtimi) dhe 117 për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Kontrollet janë zhvilluar në akset urbane dhe zonat me qarkullim të dendur, duke përfshirë testet e alkoolit, verifikimin e dokumentacionit, kontrollin për përdorimin e celularit gjatë drejtimit, vendosjen e kaskës dhe rripit të sigurimit.

Gjatë fundjavës, specialistët e qarkullimit rrugor në Vlorë dhe Sarandë kanë arrestuar:

-K. K., 44 vjeç, për drejtim automjeti në gjendje të dehur;

-A. S., 44 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur;

-Xh. J., 25 vjeç, për drejtim automjeti në gjendje të dehur;

-A. Sh., 43 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur;

-A. S., 37 vjeç, për drejtim ciklomotori elektrik në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;

-L. E., shtetas finlandez, 30 vjeç, për drejtim automjeti në gjendje të dehur;

-O. A., shtetas turk, 43 vjeç, për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Ndërkohë, 2 të mitur, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, u proceduan penalisht pasi u kapën duke drejtuar automjete tip “Audi” dhe “Fiat” pa leje drejtimi.

Gjatë javës së fundit, janë vendosur mbi 3000 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, mes të cilave:

-940 për tejkalim të shpejtësisë;

-140 për parakalime të rrezikshme;

-80 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×