
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të hëne një vendgrumbullim gomash makinash në zonën e Fushë-Milotit.
Ngjarja ka shkaktuar tym të dendur, i cili ka mbuluar një pjesë të rrugës kryesore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin Lezhë Laç.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të Kurbinit të ndihmuar edhe nga zjarrfikësit e Lezhës të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e metejshme në zonën për rreth.
Fatmirësisht, deri në këto momente, nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihet shkaku i renies se zjarrit.
Policia ndodhet gjithashtu në terren dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
			
				
             
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
                    
 and then