
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një mesazh në rrjetin social facebook, ka reaguar ashpër ndaj Aktit Normativ të qeverisë që sipas tij është përpjekja e fundit e Rilindjes për të shkatërruar sektorët jetikë të vendit.
Meta shkruan se ky akt normativ ul fondet për sektorët kryesorë të vendit. bujqësinë, arsimin dhe shëndetësinë.
Sipas tij, heqja e fondeve nga bujqësia, arsimi dhe shëndetësia për t’i kaluar në “projekte aventureske” të mbikëqyrura nga kompani të lidhura me qeveritarët tregon, siç thotë Meta, “fytyrën kriminale të një qeverie që mendon vetëm për vjedhje dhe jo për interesin publik”.
Meta mbyll reagimin e tij duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se “nuk ka pasur kurrë prioritet interesin e qytetarëve, por vetëm babëzinë për pushtet dhe pasuri”.
			
				
             
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
                    
 and then