Balluku e pandehur nga SPAK/ A do t’i hiqet pasaporta zv. Kryeministres? Ish-prokurori: Mund të shkarkohet nga detyra nëse…

Zëvendës Kryeministrja Belinda Balluku u mor të premten e pandehur nga SPAK, ku Prokuroria e Posaçme i komunikoi akuzën për shkelje të barazisë në tendera, lidhur me Tunelin e Llogarasë.

Ish-prokurori Besnik Muçi, i ftuar në “Log.” në News24, ka deklaruar se numri dy i qeverisë mund të ndalohet të ushtrojë detyrën e saj në rast se ndaj saj merret masa e sigurisë për ndalim ushtrimi profesioni.

“Balluku mund të vijojë nën detyrë derisa ndaj saj të merret një masë sigurimi në profesion.
Të qënit pjesë e qeverisë është më te një çështje politike.
Nëse vepra penale është e lidhur me profesionin mund të kërkohet pezullimi i ushtrimit të profesionit”, tha ai.

Muçi foli edhe në lidhje me rastin kur Balluku mund të shkarkohet nga detyra, që sipas tij mund të jetë një krahasim me rastin e Erjon Veliaj, pra në rast se asaj i hiqet pasaporta dhe e ka të pamundur të ushtrojë detyrën e saj pasi nuk mund të udhëtojë jashtë vendit.

“Mund të ndodhë siç u shkarkua Veliaj se nuk shkoi në punë, mund të shkarkohet edhe Balluku pasi nuk mund të shkojë në detyrë jashtë vendit për shembull nëse i hiqet pasaporta”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×