
Komisionerja Evropiane për Zhvillim, Marta Kos, ka prezantuar përpara Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian raportet e progresit të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përgëzuar vendet e Ballkanit Perëndimor për ecurinë e tyre në këtë proces, përfshirë Shqipërinë.
Në fjalën e saj, Kos vlerësoi veçanërisht Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën si vendet me progresin më të shpejtë, ndërsa e cilësoi Malin e Zi si më të përgatiturin në Ballkan për fazën e ardhshme të procesit të zgjerimit.
Ajo theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me vendet kandidate dhe rolin e reformave si faktor kyç në ecurinë e tyre drejt BE-së.
“Vendet aspirante duhet të përgatiten për përgjegjësitë e integrimit. Ne duhet të përgatitemi për një Bashkim Evropian më të madh. Mali i Zi synon anëtarësimin në vitin 2026, Shqipëria në vitin 2027 dhe Moldavia në vitin 2028. Këto ambicie janë më të rëndësishme se vetë vitet, dhe Komisioni po i ndihmon vendet në realizimin e tyre. Këto vende kandidate kanë realizuar një pjesë të rëndësishme të ambicieve të tyre.
Kjo do të thotë se Mali i Zi është më i përgatituri për t’u anëtarësuar në BE. Nga matjet e bëra për periudhën 2024–2025, përgatitja e përgjithshme e Malit të Zi rezulton më e fortë. Shqipëria ka bërë progres të paprecedentë: 5 nga 6 kapitujt janë hapur dhe një pritet të hapet në nëntor.”, tha Kos.
and then