Juve, Champions kthehet në “malore”, i ndal edhe Sporting, por Spalletti beson: Kemi ekip cilësor

Luciano Spalletti dukej një bekim për “Zonjën e Vjetër”, por magjia e teknikut “azzurr” nuk zgjati shumë, me Juven që ngec sërish, këtë herë në Champions, aty ku nuk ka provuar ende shijen e fitores. Me 3 pikë në 4 ndeshje, Juves i duhet një shkundje e fortë, për të mos e parë veten jashtë këtij turneu që në Fazën e Ligës.

Në “Allianz Stadium”, Sporting Lisbona i befasoi që në start, me Araujo që kaloi portugezët në avantazh që në minutën e 12-të me një goditje të saktë brenda në zonë. Jo vetëm kaq, pak minuta më vonë, Sporting iu afrua edhe golit të dytë, por topi u përplas në traversë. Juve u “zgjua”, me Vlahovic që me kokë flirtoi me golin e barazimit. “Bomberi” serb bëri protagonistin pak minuta me vonë, duke finalizuar me gol një kundërsulm të bukur, i shërbyer në zonë nga Thuram.

Në fraksionin e dytë, ekipi i Spallettit ishte superior, por hasën vështirësi në pasin final. “Zonja e Vjetër” ishte edhe e pafat, si në shtesë, ku goditja me kokë e David u grushtua mrekullisht nga portieri Rui Silva. Juve besoi deri në fund se mund të ndryshonin rrjedhën e këtij takimi, por as Kostic nuk arriti të dërgoi topin në rrjetë duke bërë që dy ekipet të ndanin nga një pikë pas barazimit 1-1:

“Është vetëm Vlahovic, Champions në malore”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë. “Juve, kë ke blerë? Vlahovic eviton humbjen, çfarë zhgënjimi blerjet e reja”, shkruan TuttoSport në faqen e parë. E sheh gotën gjysmë plot pas këtij barazimi trajneri Spalletti:

  • foto galeri
  • foto galeri

“Sporting është një ekip i mirë, luan futboll të mirë ofensivë. Kishim një fillim të ndërlikuar, por reagimi ishte i bukur, madje meritonim edhe të kalonim në avantazh. Ekipi bëri një paraqitje të mirë. Duhet të përmirësojmë në manovrën tonë, por ky ekip ka cilësi, i kemi mjetet për ta bërë diçka të tillë”, u shpreh Spalletti.

()



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×