
Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato po mbajnë një konferencë të përbashkët, pasi Shqipëria merr në dorëzim progres raportin e KE.
Gonzato: Më lejoni të them se dje KE miratoi paketën e zgjerimit që përfshin dhe raportin për Shqipërinë që sapo ia dorëzova Ramën. Më vonë do të takohem edhe me ministren Spiropali ndërsa gjatë javës do t’ia paraqes Presidentit, partive politike dhe kreut të kuvendit.
Rezultat i shkëlqyer dhe shpejtësi e jashtëzakonshme e procesit.
Duhet të shfrytëzojmë mundësinë unike pasi jemi në një fazë vendimtare, ku do të testohet vullneti i Shqipërisë për t’u përafruar me legjislacionin e BE, ku deri tani kemi bërë një punë të shkëlqyer.
KE gati të mbështesë Shqipërinë për negociatat. Prioritet i menjëhershëm është përmbushja e piketave të ndërmjetme, janë aq të rëndësishme saqë pa përmbushjen e tyre nuk mund të mbyllet asnjë kapitull.
and then