Refuzohet mocioni me debat për Ballukun/ “Zv.kryeministrja tha; nuk vij!”, Bardhi: Standardi afrikan i Ramës, nuk jep llogari!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas mospërfshirjes në rendin e ditës të Kuvendit të mocionit me debat për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

“Nuk është përfshirë në rend dite mocioni për Ballukun, pasi me standardin afrikan të Ramës, ai nuk do të japë llogari. Këtu është si në Afrikë – është Parlamenti që i jep llogari Edi Ramës,” – deklaroi Bardhi.

Sipas tij, kjo situatë është pasojë e kapjes së institucionit ligjvënës nga mazhoranca.
“Kanë vënë një njeri aty në krye që i shërben Ramës. Zonja Balluku thotë se nuk vjen, ndaj edhe kryetari nuk e ka futur në rend dite mocionin me debat,” – theksoi Bardhi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×